Aktivizmi ka shumë forma. Nuk ka asnjë mënyrë të drejtë ose të gabuar. Në fund të fundit, ka të bëjë me ndërmarrjen e veprimeve në çfarëdo forme, për të krijuar botën që duam në të vërtetë. Kampanja “Come Together, Act Together” në bashkëpunim me organizatën “Women4Women” ka përfunduar me sukses të mahnitshëm!


Duke ndarë 5 cent nga çdo blerje, së bashku me ju kemi arritur të mbledhim 1000 Euro të cilat i janë ndarë zonjës Hateme Duraku e cila ka hapur biznesin e saj të rrobaqepsisë me ndihmën tonë. Ndaj faleminderit të gjithë juve që na mbështetët! Duke vepruar së bashku, të gjitha veprimet tona të vogla u mblodhën për të bërë një ndryshim të madh.
The Body Shop gjithmonë do të vazhdojë të jetë përkrahë kauzave të dobishme për shoqërinë dhe natyrën!